image Deputeti ukrainas që foli shqip: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është afër

Politikë

Deputeti ukrainas që foli shqip: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është afër

news image

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është afër dhe se shpreson që vitin tjetër Kosova të jetë e anëtarësuar në KE.

Goncharenko theksoi se ai do ta mbështes Kosovën drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Po, mendoj që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është afër, dhe shpresoj vitin tjetër do të jetë e mundur që Kosova të pranohet dhe të bëhet pjesë e këtij Këshilli dhe unë do ta mbështes këtë”, ka thënë Goncharenko.

Ai gjithashtu ka thënë se sa i përket draft-rezolutës së propozuar nga ai për njohje të Kosovës nga Ukraina, akoma nuk është marrë asnjë vendim nga Komiteti i Punëve të Jashtme, ndonëse po ashtu pohoi se akoma nuk ka asnjë vendim përfundimtar për këtë çështje.

Asgjë nuk ka ndodhur deri më tani, ende nuk është shqyrtuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme dhe për momentin ende nuk ka asnjë vendim, as nuk është refuzuar as nuk është përkrahur”, u shpreh tutje ai për telegrafin.

Ndryshe, Goncharenko, edhe të martën në Këshillin e Evropës ka bërë thirrje për anëtarësim të Kosovës në Këshillin Evropian.

/GazetaSinjali/