image Deputeti - qytetarëve: Mos e dëgjoni Ramën, dilni sa më shumë, koronavirusi është mashtrim

Rajon

Pandemia/ Deputeti – qytetarëve: Mos e dëgjoni Ramën, dilni sa më shumë, koronavirusi është mashtrim

news image

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, u shpreh se kryeministri Rama ka shkelur ligin për 44 ditë me masat e izolimit dhe se sipas tij,  koronavirusi s’është gjë tjetër veçse një mashtrim.

Sipas Gjuzit, Rama i ka ndërmarrë këto masa pasi ka frikë për shëndetin e tij, ndaj e futi edhe vendin në një kaos social.

Gjuzi u bëri thirrje qytetarëve të dalin e të shijojnë diellin, pasi koronavirusi nuk shfaqet me orare, ashtu si janë vendosur masat.

“Unë dua të them se kryeministri Rama ka shkelur ligjin për 44 ditë, sepse e ka vendosur vendin në një karantinë të jashtëligjshme. Ai mendon se është babai i kombit, por nuk është. Ai ta ketë të qartë se nuk mund të ketë koronavirus vetëm në ato fasha orare që ka vënë ai. Shqipëria ka 365 ditë me diell, atje ku hyn dielli, s’ka virus. U bëj thirrje qytetarëve të mos e dëgjojnë dhe të dalin, sepse s’ka koronavirus me orare. Kryeministri është një frikaman, uroj të jetë mirë, ka frikën e vet dhe e futi një qytetërim social në kaos. Koronavirusi është një mashtrim dhe e thonë mjekë të njohur”, u shpreh Gjuzi. /Gazeta Sinjali/