Deputeti italian, Vito Comencini, ka thënë se kur partia Lega Nord të rikthehet në pushtet, do ta rishqyrtojnë vendimin për njohjen e Kosovës.
Zyrtari i partisë së Matteo Salvinit ka deklaruar hapur mbështetjen e tij dhe të partisë së tij për Serbinë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Është e sigurt që Kosova është një problem i madh, madje për tërë Evropën. Ekziston trafiku i drogës, trafikimi i organeve, terroristët islamikë, të kthyerit. Pozicioni ynë është të mbështesim Serbinë në çdo mënyrë të mundshme. Dhe, po, vendimi i njohjes. Ne patjetër do të rishikojmë Kosovën”, tha ai për Telegrafin serb.
Comencini, gjatë prononcimit e ka quajtur Kosovës “shtet të rremë”. /Gazeta Sinjali/