Deputeti i VV-së, Hekuran Murati përmes një statusi në Facebook ka thënë se aktualisht në Kosovë ka rreth 40 për qind më shumë miell sesa në të njëjtën kohë të vitit të kaluar dhe sipas tij askush nuk do të mbetet pa miell e pa bukë.
Murati duke iu referuar të dhënave të Doganës së Kosovës ka thënë se ka mjaftueshëm miell në Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
Sipas Doganës, në muajin shkurt të këtij viti, në Kosovë janë importuar 1.7 milionë kg miell, dhe rreth 13 milionë kg grurë.
Krahasuar me muajin shkurt të vitit të kaluar, importi i miellit ishte 1.4 milionë kg, ndërsa importi i grurit ishte 8.9 milionë kg.
Me fjalë tjera, aktualisht kemi rreth 40% më shumë miell sesa të njëjtën kohë vitin e kaluar. Dhe përderisa nuk kemi pesë shtim të popullatës për 40% askush nuk do të mbetet pa miell e pa bukë.
Prandaj pa panik, dhe me veprime racionale.
Askush s’do te mbetet pa bukë! /Gazeta Sinjali/