image Deputeti i VV-së: Të hënën do të kemi qeveri

Kosovë

Deklarata/ Deputeti i VV-së: Të hënën do të kemi qeveri

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është shprehur i bindur se të hënën do të votohet qeveria e Kosovës.

Kështu ka deklaruar ai në diskutimin publik “Kuvendi në sytë e të rinjve: Sfidat që duhet të adresohen nga legjislatura e VII-të”, organizuar nga KDI.

Abrashi tha se beson që deri të hënën kur do të votohet për qeverinë do të arrihet një marrëveshje me LDK-në.

“Besoj qe do të ketë marrëveshje, në fillim kemi menduar se kjo është çështje e kryer. Gjate rrugës dolën disa komplikime. E dimë që kjo çështje u stërzgjat shumë, mirëpo më mirë le të zgjatet dhe të bëhet mirë. Le të jetë një marrëveshje që shter deri në detajin e fundit, që në momentin kur të fillon punën qeveria të mos dalin probleme të tjera”, tha ai.

I pyetur se a do të ketë një kryeministër të hënën ai tha se po./ Gazeta Sinjali/