image Deputeti i VV-së sulmon haptas qeverinë dhe ministrin Peci: Po vazhdon gjakderdhja financiare, s’kanë ide si me ndalë

Politikë

Deputeti i VV-së sulmon haptas qeverinë dhe ministrin Peci: Po vazhdon gjakderdhja financiare, s’kanë ide si me ndalë

news image

“Gjakderdhje financiare”, kjo është fjalia me të cilën Kurti iu referohej zakonisht kundërshtarëve politikë, ndërsa tani po përdoret kundër tij.

Me këtë frazë, Kurti kritikonte ashpër qeveritë e kaluara duke ua drejtuar gishtin për qeverisje të dobët.

Por, së fundmi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka shpërthyer në kritika ndaj Qeverisë Kurti.

Në një paraqitje televizive për mediumin TV Llapi, Humolli thekson se gjakderdhja financiare është duke vazhduar dhe kësisoj ai ka kërkuar që të ndalet.

Ai thotë se nuk po ka me kë të bisedojë për realizimin e idesë së tij për ndërtimin e një mijë fshatrave bujqësore, kjo sepse sipas tij, ministri Peci nuk merr vesh në bujqësi.

Për më tepër, Humolli thotë se çështjen e ka adresuar edhe në Grupin Parlamentar të partisë.

Sipas tij, gjakderdhja financiare që është bë, është duke vazhdu, ndonëse si Vetëvendosje kanë kërkuar që kjo dukuri të ndalet.

Unë i kam thanë Albin Kurtit unë hy në listë por me kushtin që duhet me u bë 1 mijë fshatra prodhuese. Me 1 mijë fsjhatra prodhuese, tash Qeveria e Kosovës nuk vjen me bisedu as nuk kam mundësi me bisedu që është ministri që nuk merr vesh për Bujqësi, nuk e di ai çka ka të kryer, por ai nuk merr vesh për Bujqësi dhe tash çka ke me bisedu me të. I kam thënë duhet me bashkëpunu, kalon pa telashe, sikur t’ishin realizu 1 mijë fshatra prodhuese ne e pam me pandeminë çfarë sikleti patëm për ushqim, u bë siklet që kem telashe se s’ka ushqim, tash lufta në Ukrainë prap siklet te ushqimi, po sikur të ishin bë  1 mijë fshtara prodhuese edhe e kam përllogaritjen e saktë që kostoja është 400 milionë euro…“, është shprehur Humolli.

Ai tutje ka vazhduar duke thënë: “Edhe e kam llogaritë që 400 milionë euro duhet mi dhënë bankat e Kosovës me kreditu bujqt, por interesin me ja pagu shteti. Idenë qysh e kam pas nuk po mundem me realizu në Qeverinë e Kosovës. Atëherë çka? E kam kërku në Grup Parlamentar mu realizu, nuk ka ide për këtë punë”, tha Humolli, përcjell Gazeta Sinjali.

Për Humollin, Kurti kishte thënë se ka një biografi të rrallë, duke u shprehur “shumë mirë që jemi bashkë”.

Kurti e kishte portretizuar Fatmir Humollin si parimor, trim dhe i qartë politikisht.

Më poshtë mund ta gjeni intervistën e plotë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli.

/GazetaSinjali/