image Deputeti i VV-së: Shtetet fqinje po vendosin kufizime për lëvizjen e qytetarëve tanë

Politikë

Deputeti i VV-së: Shtetet fqinje po vendosin kufizime për lëvizjen e qytetarëve tanë

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka e ka quajtur të dështuar Qeverinë Hoti, për të cilën thotë se nuk ka arritur të kontrollojë situatën pandemike, ndaj virusit COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Uka ka thënë se jo vetëm vendet e Bashkimit Evropian, por edhe shtetet fqinje, po vendosin kufizime për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës.

“Pra, Mali i Zi ka vendosur tashmë, që banorët e Kosovës që nuk disponojnë një rezultat negativ të testit për COVID 19, jo më të vjetër se 48 orë, nuk mund të hyjnë në Mal të Zi. Kjo masë aplikohet vetëm ndaj qytetarëve të shteteve që kanë numër të madh të rasteve aktive me COVID 19. Dhe, ‘qëllon’ që nga menaxhimi i përkryer i pandemisë në kohën e Qeverisë Kurti, me numrin më të vogël të rasteve dhe të vdekshmërisë nga COVID 19, të kalojmë në keqmenaxhim total dhe kaos, që na dhuron etiketën e “vatrës së rrezikshme”. Dështimi i Qeverisë ilegale për të vënë nën kontroll epideminë po thellon edhe më shumë izolimin e Kosovës. Tashmë, jo vetëm vendet e Bashkimit Evropian, por edhe shtetet fqinje, po vendosin kufizime për lëvizjen e qytetarëve tanë”, ka shkruar Uka në profilin e tij në Facebook.

Më tej, deputeti i VV-së shtoi se kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë mendime kontradiktore në lidhje me vënien apo jo të masave, për parandalimin e COVID-19.

“Në anën tjetër, Koti thotë do t’i kthejmë masat, e ai që i thotë vetes ministër i shëndetësisë dhe nuk e di çfarë është R0, thotë se nuk do t’i kthejmë kurrë. E tmerrshme”, ka përfunduar Uka./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/fitim.uka.75/posts/10158599899348185