image Deputeti i VV-së reagon pas publikimit të pamjeve të xhandarmërisë serbe brenda Kosovës

Kosovë

Deputeti i VV-së reagon pas publikimit të pamjeve të xhandarmërisë serbe brenda Kosovës

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë parë duke u futur sot brenda territorit të Kosovës, saktësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci është shprehur se institucionet e sigurisë duhet të veprojnë urgjentisht për të mbrojtur qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Institucionet e sigurisë së Kosovës, duhet të veprojnē urgjentisht për të mbrojtur qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Për herë të parë xhandarmëria serbe patrullon lirshëm në lagje të Karaçevës”, ka shkruar ndër të tjera deputeti i VV-së./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/videos/10223703664680814/