Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka folur për tubimin e qytetarëve pas fitores së Shpejtim Bulliqit mbrëmë në zgjedhjet lokale të Podujevës, duke thënë se LVV nuk ka bërë ftesë që kjo të ndodhë, shkruan Gazeta Sinjali.
Uka tha se duhet ta shohin procesin e jo aktin, duke shtuar tutje se po të kishte ftesë, sipas tij, numri i njerëzve do të ishte më i madh.
“Duhet ta shohim procesin, jo aktin. LVV nuk ka bërë ftesë për dje. Po të kishte ftesë, numri i njerëzve do të ishte më i madh. Kur institucionet dështojnë, ne nuk mund të japim përgjegjësi”, tha ai.
Deputeti i VV-së po ashtu tha se po të kishte ligj, qytetarët nuk do të mblidheshin mbrëmë për të festuar në sheshin e Podujevës.
“Po të kishte sundim të ligjit, qytetarët nuk do të mblidheshin”, u shpreh Uka në Klan Kosova.
Ndryshe, Fitim Uka është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi.