image VV thërret në interpelancë ministrin Zemaj për mungesën e oksigjenit

Politikë

VV thërret në interpelancë ministrin Zemaj për mungesën e oksigjenit

news image

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në emër të deputetit nga ky subjekt politik, Fitim Uka, ka thirrur në interpelancë në Kuvendin e Kosovës, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë i ditur lajmi nga faqja zyrtare e LVV-së në Facebook, ku thuhet se çështja që do të diskutohet është furnizimi i klinikave të QKUK-së dhe Spitaleve Regjionale të Republikës së Kosovës me oksigjen medicinal nga operatorë të palicensuar.  

“Mungesa e oksigjenit medicinal nëpër institucionet publike shëndetësore Qendrore dhe Regjionale si dhe furnizimi me oksigjen nga kompani të palicencuara e kanë shtruar urgjencën e interpelancës me Armend Zemajn, ku edhe duhet të jap llogari në Kuvend para qytetarëve të Republikës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e VV-së në Facebook. /Gazeta Sinjali/