image Ukës së VV-së i thyhet klinika, tregon se çka i vodhën hajnat

Siguri

Ukës së VV-së i thyhet klinika, tregon se çka i vodhën hajnat

news image

Klinika e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Fitim Ukës, i cili njëherësh është edhe psikolog, ka qenë cak i hajnave, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Uka përmes një postimi në Facebook.

Uka tha se nuk ka pasur asnjë sulm fizik ose lëndim, por vetëm është vjedhur një televizor dhe disa gjësende të tjera.

“E vërteta është që mbrëmë, dikush i paftuar ka thyer derën e klinikës time. Ka vjedhur një televizor dhe disa gjësende tjera të vogla. Meqë nuk kemi qenë aty, ka kontrolluar në qetësi të gjithë raftet, por na i ka kursyer librat dhe testet e ndryshme, për çka e falënderojmë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ai ka shprehur mirënjohje për Policinë e Kosovës për, siç tha ai, profesionalizmin e treguar sot.

“Shpresoj që vjedhësit do të kapen nga policia dhe pasi të dënohen do të iu dhuroj disa libra të mirë për lexim”, ka përfunduar Uka./Gazeta Sinjali/