image Deputeti i VV-së: Po të mos isha në izolim, sot do të protestoja së bashku me infermierët

Politikë

Deputeti i VV-së: Po të mos isha në izolim, sot do të protestoja së bashku me infermierët

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka deklaruar se e përkrah protestën simbolike të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor për rritjen e pagesës për ndërrimin e natës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Uka është shprehur se është e pakumtimtë që një infermier të paguhet vetëm 18 euro për punën në ndërrimin e natës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Për mua është e pakuptimtë që një infermier, një hero të paguhet vetëm 18€ për punën që bën në ndërrimin e natës. Pata reaguar edhe në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, por edhe në seancën për pandeminë në Kuvendin e Kosovës, por pa e ndjerë empatinë e Qeverisë dhe pa marrë përgjigjen e tyre. Prandaj, unë e përkrah protestën simbolike të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Më tej, Uka ka shtuar se po të mos ishte në izolim (pasi para disa ditëve ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19), do t’i bashkohej kësaj proteste, ndërsa ka premtuar se në Kuvend do të jetë më i zëshëm për t’i mbrojtur të drejtat e tyre./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/fitim.uka.75/posts/10158737399498185