image Deputeti i VV-së: Avokati i Popullit të trajtojë urgjentisht publikimin e të dhënave të pacientëve nga Kadrijaj

Kosovë

Reagim/ Deputeti i VV-së: Avokati i Popullit të trajtojë urgjentisht publikimin e të dhënave të pacientëve nga Kadrijaj

news image

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka reaguar pasi deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, publikoi të dhënat e disa pacientëve të cilat janë liruar nga karantina pasi janë cilësuar raste psikiatrike, duke akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se ka bërë lëshime për “aktivistë të VV-së”, shkruan Gazeta Sinjali.

Uka i cili është edhe psikolog me profesion ka thënë se publikimi i këtyre të dhënave përbën shkelje të shumëfishtë të të drejtave të njeriut dhe në veçanti të të drejtave të pacientëve.

“Si psikolog, deputet dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, jam i shokuar me reagimin e deputetes Time Kadriaj. Në një postim të saj në FB, ajo ka publikuar të dhëna personale të pacientëve psikiatrik. Ky veprim, përpos që është jo-etik dhe jo-profesional, përbën shkelje të shumëfishtë të të drejtave të njeriut dhe në veçanti të të drejtave të pacientëve. Dhe, e gjithë kjo bëhet edhe më pështirë, kur vjen nga një deputete”, ka shkruar Uka në Facebook.

Andaj, deputeti i VV-së ka kërkuar që deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj të fshijë sa më shpejt postimin dhe të kërkojë falje. Uka gjithashtu ka ftuar edhe Avokatin e Popullit që të trajtojë këtë rast.

“Ftoj zonjën Time Kadriaj, që sa më parë të jetë e mundshme të largoj këtë postim të turpshëm dhe të kërkoj falje. Gjithashtu, ftoj urgjentisht organizatat për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe mekanizmat e tjerë që të reagojnë sa më parë, në mënyrë që ky të jetë rasti i fundit i ekspozimit të të dhënave personale dhe diganozave të pacientëve në publik. Por, ftoj edhe organet e drejtësisë, në këtë rast avokatin e Popullit, që të trajtoj urgjentisht këtë çështje”, ka apeluar deputeti i VV-së.

Deputeti i Vetëvendosje ka shtuar se është tepër e ulët që “në kohën kur një komunitet i tërë i profesionistëve të shëndetit mendor punojnë që të luftojnë, stigmën, paragjykimet dhe stereoripet që i përcjellin njerëzit me sëmundje të ndryshme mendore, dikush e bën edhe politikën me diçka të tillë”./Gazeta Sinjali/

Si psikolog, deputet dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, jam i shokuar me reagimin e deputetes Time…

Posted by Fitim Uka on Saturday, May 2, 2020