image Deputeti i VV-së pas raportimeve të RTK-së për situatën në veri: Donte të ngrohte ca gjak për ngjarje të reja

Kosovë

Reagim/ Deputeti i VV-së pas raportimeve të RTK-së për situatën në veri: Donte të ngrohte ca gjak për ngjarje të reja

news image

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka akuzuar Televizionin Publik të Kosovës (RTK), se me raportimet e mbrëmshme pas vendosjes në karantinë të Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore dëshironte të ketë gjakderdhje.

“RTK mbrëmë kishte aktivizuar mekanizmat dhe punonte me kapacitet të plotë, njëjtë si në 2004 dhe 2011. Sikur donte të ngrohte ca gjak për ngjarje të reja”, ka shkruar Aliu në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ndërkohë, sot, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar RTK-në, ku është takuar me drejtorin Ngadhnjim Kastrati. Nuk dihet nëse është diskutuar edhe për mënyrën se si po raporton RTK në këtë kohë.

Sidoqoftë, Liburn Aliu ka thënë se RTK edhe më herët kishte shkaktuar trazira, duke ia faturuar edhe ato të marsit të vitit 2004 kur ishin vrarë e plagosur dhjetëra shqiptarë.

“Si duket, dështoi përpjekja e mbrëmshme që të fryhet një situatë krize në veri. Sulme sinkrone që po ndërtonin një përsëritje të marsit 2004 dhe korrikut 2011. U bë përpjekje të ndërtohet prilli 2020. Produkt i të parës ishte raporti i Kai Aides, që u morr edhe si detyrë projektuese për ndarjet me decentralizim etnik dhe eksterritorialitet fetar në pakon e Ahtisaarit. E dyta riktheu bllokimin e urës, ngriti barrikadat e shumta në veri, thelloi këto ndarje dhe solli marrëveshjen për ‘zajednicën’. Dhe kjo e treta tash mbase do të pregadiste terrenin për ndarje definitive, për marrëveshjen Thaçi-Vuçiq”, ka shtruar ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/liburn.aliu/posts/10216530625919141