Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pas aksionit që sot Policia e Kosovës zhvilloi në Ministrinë e Mjedisit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai tha se uron të arrestohen edhe disa kumarë të të arrestuarve në Ferizaj.
Basha i ka bërë thirrje Prokurorisë Themelore në Ferizaj që të vazhdojë me aksione të tilla.
“Uroj që prokuroria mos t’ndalet edhe ta vazhdon me disa kumarë të këtij tipit në Komunën e Ferizajit, që e kanë degradu këtë shehër duke dhanë leje kundërligjshëm, ku ndërtesat janë në rrugë, me zero hapësira të gjelbëra, e disa janë aq kriminale sa nuk kanë as vend për kontejnera të mbeturinave. Çlirimi i fundit vie me lidhjen e kriminelave!”, ka shkruar Basha.