Deputeti nga radhët e LVV-së, Dimal Basha, gjatë seancës së jashtëzakonshme ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, tha se aty flitet për rimëkëmbje, por qytetarët nuk kanë mundësi ta gjejnë këtë rimëkëmbje, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu, Basha tha se rezultati i zgjedhjeve në Podujevë, ku aty fitoi VV, i ka bërë bashkë partitë e tjera.
“E kam thënë edhe më herët që maca e miu bëhen bashkë kur e kanë zorin e madh, e ky zori i madh me emrin Podujevë po shihet që i boni bashkë edhe sot. Për procedure, prapë po e përsëris që po flitet për raportin, raporti në vete e ka projektligjin. Aty flitet që ka rimëkëmbje, po vetëm rimëkëmbje nuk kanë me e gjet qytetarët e Republikës, ku 200 milionë euro siç u përmend janë nda check-blanco, ku kanë me pasë mundësi ma lehtë me i manovru ato pare”, tha ai.
Deputeti u shpreh se paratë e pazaret i bëjnë bashkë PDK-në e LDK-në.
“Tjetra, unë menoj që qysh janë bo bashkë për buxhet, edhe për ligjin për rimëkëmbje, po flitet pra për dy projektligje ku ka pare mrena, paret e pazaret I bojnë bashkë. Për fund atë që e tha zotëri Hamza, se ka qenë xheloz që ia morëm LDK-në, ne LDK-në ia morëm e provum, dolën raportet që kena kalu mire bashkë me ta, por dashuria e sinqertë u pa që është me juve, kështu që po ia urojmë këtë dashuri PDK-LDK dhe uroj që të keni jetë të gjatë”, përfundoi Basha. /Gazeta Sinjali/