image Deputeti i VV-së kërkon koalicion me LDK-në, me kryeministër Albin Kurtin

Kosovë

Politikë/ Deputeti i VV-së kërkon koalicion me LDK-në, me kryeministër Albin Kurtin

news image

Arber Rexhaj, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, po kërkon koalicion mes subjektit politik që i takon dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Por, ai thotë se vendit i duhet një bashkëpunim i tillë me kryeministër Albin Kurtin, shkruan Sinjali.

“Koalicioni VV-LDK është i duhuri për vendin. Arroganca kundër këtij koalicioni nuk sjell asgjë të mirë për Kosovën. Për të shtyer çështje me interes për qytetarët, dhe për ta formuar një qeveri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar institucional na duhet ky bashkim. Nëse nuk bëhet dhe ka bllokada, kjo nënkupton se partneri nuk e ka qëllim Kosovën por rehatinë partiake. Fundja le t’u tregojnë vet qytetarëve përse mbyllen”, ka shkruar Rexhaj në llogarinë e tij Facebook.

Rexhaj në fund ka thënë se vendit i duhet bashkëpunimi mes VV-së dhe LDK-së me kryeministër Albin Kurtin.

“Në këtë formë ne kemi treguar se mund të hapemi për të mirën e vendit, ata që mbyllen mbase kanë frikë nga e kaluara e tyre qeverisëse. Na duhet Lëvizja VETËVENDOSJE!, na duhet bashkimi, na duhet Albini kryeministër, rrugë tjetër nuk ka”, ka shkruar Rexhaj./Sinjali/