image Deputeti i VV-së i reagon ashpër Ahmetit i cili tha se do të bëhet me pagesë hyrja në Prishtinë

Politikë

Deputeti i VV-së i reagon ashpër Ahmetit i cili tha se do të bëhet me pagesë hyrja në Prishtinë

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se Shpend Ahmeti do të mbahet mend gjatë për shkatërrimin e Prishtinës.

Rrahmani ka insistuar sërish se nuk do të lejohet që të bëhet me pagesë hyrja e qytetarëve me vetura nga vendet e tjera të Kosovës për në Prishtinë.

Sipas tij, Ahmeti gjatë kësaj deklarate “me siguri ka qenë i dehur dhe e ka humbë kontrollin”.

“Mirë që i kanë mbetë edhe disa muaj, e keq që do të mbahet mend gjatë për shkatërrimin e Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se përmes projektit në të cilin planifikohet të ndërtohen edhe unazat, parashihet edhe zgjidhja e problemit të trafikut të ngarkuar. Sipas tij, hyrja me pagesë në kryeqytet do ta eliminojë tollovinë në komunikacion, pasi që siç thotë ai, zgjerimi i rrugëve nuk është zgjidhje. /Gazeta Sinjali/