Në Kuvendin e Kosovës, deputetët e AAK-së kanë vënë parulla, e deputeti i LVV-së u ka ofruar trajnime se si të ndërmarrin aksione si opozitarë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në fjalimin e tij gjatë seancës së jashtëzakonshme për tarifën, u ka thënë deputetëve të AAK-së se nuk po dijnë të bëjnë opozitarizëm me aksione.
Ai i ka ofruar ndihmë AAK-së, duke thënë se dy aktivistë të përgatitur të LVV-së mund t’i trajnojnë se si të vendosin parullat.
“Më vjen shumë keq mungesa e estetikës në aksionet simbolike. Ende qëndron oferta e Vetëvendosjes që t’u shjellim dy aktivistë të përgatitur për të ju trajnuar për aksione simbolike, sepse është e pahijshme kështu me e lenë një mesazh politike kaq të çrregulluar , kaq të pangjitur mirë. Parrulla mbi parullë kurrë nuk ngjitet. Këtë një aktivistë politik duhet ta dijë, është send elementar”, ka thënë Abrashi. /Gazeta Sinjali/