Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka reaguar pas deklaratës së Behgjet Pacollit për moslejimin e aterimit në aeroportin e Prishtinës nga qeveria.
Abrashi ka shkruar se gjithë qytetarët nga kjo qeveri do të trajtohen barabartë dhe se kjo sjellje e Pacollit është arrogancë feudale, neveritëse dhe e papranueshme.
“Arroganca feudale e Behgjet Pacollit për t’u trajtuar ndryshe prej neve është neveritëse, e papranushme dhe nuk duhet të tolerohet. Detyrimet nuk pyesin për standarde jetese e as për thellësinë e kuletës”, ka shkruar Abrashi.
Gjithashtu, ai ka shkruar se 14 ditë karantinë janë të obligueshme për të gjithë qytetarët që vijnë nga jashtë shtetit./ Gazeta Sinjali/