Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha, në fjalimin e tij gjatë seancës së jashtëzakonshme për taksën ka folur për akuzat drejtuar Vetëvendosjes për antiamerikanizëm. Ai tha se antiamerikanizëm është me e vjedh shtëpinë tënde.
“Unë ju kallxoj që antiamerikanizëm është me e vjedh shpien tane, e me vjedh shpien tane është ashtu siç keni ditur të bëni me Postën dhe ndërmarrjen Infrakos gjatë qeverisjes tuaj”, ka thënë Basha
Basha gjithashtu ka theksuar se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa u hequr taksa dhe këtë e ka përshëndetur edhe Bashkimi Europian.
Basha tha se me heqjen e taksës nga Qeveria Kurti tani “topi” mbetet në anën e Serbisë./ Gazeta Sinjali/