image Deputeti i PDK-së: Norvegjia i dhuroi Kosovës vaksina pa afat

Shëndetësi

Deputeti i PDK-së: Norvegjia i dhuroi Kosovës vaksina pa afat

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pasi që Ministria e Jashtme e Norvegjisë njoftoi se Norvegjia do t’i dhurojë Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca, raporton Gazeta Sinjali.

Haxhiu thotë se këto vaksina janë pa afat dhe se shteti i Norvegjisë i ka larguar nga përdorimi muaj më parë.

“‘Ndihma’ e trumbetuar nga Norvegjia në bashkëpunim me Lajçakun për furnizim me vaksina për Qeverinë Kurti 2 është mashtrimi i radhës. Vaksinat AstraZeneca që Norvegjia i ka larguar nga përdorimi muaj më parë tani ia kanë ofruar si ndihmë Kosovës, por që fatkeqësisht një pjese nga ky donacion u skadon afati i përdorimit vetëm edhe 7 ditë”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

Sipas tij, kështu ndodh kur Qeveria e Kosovës “dështon të sigurojë vaksina vetë dhe të tjerët ia dhurojnë pjesën e vaksinave të cilave u skadon afati i përdorimit edhe 7 ditë”.

Deputeti i PDK-së ka kërkuar qasje në dokumente zyrtare për të dëshmuar vërtetësinë e këtij veprimi të qeverisë, të cilin ai e quajti “skandaloz”./Gazeta Sinjali/