Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka thënë se nëse Projekt Kodi-Civil vjen në Kuvend përsëri me përmbajtje të njëjtë ai do të votojë kundër.
“Nëse vjen me përmbajtje të njëjtë, nuk ka luhatje të qëndrimit, vota do të jetë e njëjtë si herën e kaluar”, është shprehur shkurt ai për Front Online.
Edhe më herët ky Projek Kod Civil ka shkuar në Kuvend , por nuk është miratuar nga deputetët.