image Deputeti i LVV-së, Nismës: Meqë nuk funksionon drejtësia ju kërcënoni dhe talleni

Kosovë

Reagim/ Deputeti i LVV-së, Nismës: Meqë nuk funksionon drejtësia ju kërcënoni dhe talleni

news image

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka reaguar lidhur me deklaratën kërcënuese të anëtarit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili tha se kreu i VV-së ose duhet ta lëshojë Kosovës ose të vritet.

Për këtë postim të Hotit dhe për arsyetimin se ky postim, sipas tij, ishte një gabim teknik, Uka ka thënë se është poshtërim për inteligjencën tonë, dhe se kërcënimet e tilla, sipas tij, vijnë pasi në Kosovë nuk funksionon drejësia.         
Mirëpo, Uka ka thënë se talljet dhe kërcënimet nuk do të vazhdojnë edhe shumë gjatë.

“Gabim teknik?! Kërcënon me vrasje dhe pastaj poshtëron inteligjencën tonë?
Sigurisht, edhe sulmi ndaj gazetarit para disa ditësh ishte “gabim gjuhësor”.

Meqë nuk funksionon drejtësia, ju kërcënoni dhe talleni. Por, jo për shumë gjatë…”, ka shkruar Uka në Facebook. /Gazeta Sinjali/