image Deputeti i LDK-së: VV e ka obligim formimin e institucioneve

Koalicion/ Deputeti i LDK-së: VV e ka obligim formimin e institucioneve

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka detyrim t’i formojë institucionet e vendit, duke hequr peshën e përgjegjësisë nga LDK-ja, e cila është në negociata me partinë e Albin Kurtit tash e disa javë.

Gashi, në një debat në RTV Dukagjini, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është fajtore kryesore për ngecjen e negociatave me LVV-në.

“Ata kanë detyrim me i ba institucionet”.

“Nëse ata kanë fituar, atëherë ata e kanë obligimin dhe të drejtën për t’i formuar institucionet”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se LDK ka dalë e dyta, dhe sipas tij, kësisoj Vetëvendosje e mban peshën kryesore për formimin e qeverisë.