image Deputeti i LDK-së: Pjesëmarrja e Kurtit në zgjedhjet e Shqipërisë me pasoja për vendin

Kosovë

Deputeti i LDK-së: Pjesëmarrja e Kurtit në zgjedhjet e Shqipërisë me pasoja për vendin

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, pjesëmarrja e Kurtit në votimet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri është e pakuptimtë dhe me pasoja gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

“Pjesëmarrja në votime e kryeministrit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë, e pakuptimt, e papranueshme dhe me pasoja gjeopolitike dhe gjeostrategjike për shtetin e Kosovës”, shkroi Selmanaj në Facebook./Gazeta Sinjali/