Arben Gashi, deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosoës, ka kërkuar qeveria e ardhshme dhe nga legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës nxjerren e një ligji të veçantë për mbrojtjen nga tërmeti.
Gashi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky ligj duhet të përfshijë edhe vlerësimi i sigurisë së ndërtesave në Kosovë, sidomos në Komunën e Prishtinës.
“Komunat e Kosovës, veçanërisht komuna e Prishtinës, duhet urgjentisht të bëjnë vlerësimin e rrezikut sizmiologjik. Për ndërtesat e vjetra, duhet të vlerësohet rreziku nga ndërhyrjet në strukturë-në katet e para (hapja e lokaleve), si dhe mbindërtimet. Ndërsa, në objektet e ndërtuara pas luftës, duhet të bëhen vlerësime për rrezikun sizmologjik, si dhe kriteret e ndërtimit dhe projektimit duke përfshirë tejkalimet e lejeve ndërtimore. Qeveria dhe Kuvendi i ri duhet të nxjerrin ligj të veçantë për mbrojtjen nga tërmetet, përfshirë vlerësimin e sigurisë së ndërtesave”, ka shkruar Gashi./Gazeta Sinjali/