Deputeti i CDU-së, Peter Beyer, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar takim me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, më pas në një konferencë të përbashkët për media ai ka folur edhe për liberalizim të vizave.
Beyer ka thënë se është e padrejtë që Kosova ende nuk ka liberalizim, duke shtuar se ndoshta do të ndodh për kërshëndella.
“Është e padrejtë që Kosova nuk ka liberalizim të vizave. Unë nuk do të jap datën, mirëpo ndoshta do të jetë dhuratë për Kërshëndella” tha Beyer.
Kujtojmë se kosovarët janë qytetarët më të izoluar në rajon, kjo për shkak se Kosovës ende nuk i janë liberalizuar vizat. /Sinjali/