image Deputeti i AAK-së kërkon shkarkimin e Drejtorit të Policisë

Kosovë

Deputeti i AAK-së kërkon shkarkimin e Drejtorit të Policisë

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, për incidentin e ndodhur para një muaji në Karaçevë, po vlerëson se duhet të shkarkohet menjëherë Drejtori i Policisë.

Berisha para deputetëve në seancën e sotme plenare kërkoi që drejtor i ardhshëm i policisë të jetë një polic i ri, i pagraduar që e do Kosovën dhe nuk përzihet në politikë.

“Për çështjen në Karaçevë duhet të shkarkohet menjëherë Drejtori i Policisë për shkak se në mënyrë të përsëritur, patrullat e Xhandarmerisë Serbe shkelin integritetin e Kosovës, tmerrojnë qytetarët e Kosovës. Ndërsa Drejtori i Policisë as që është në dijeni dhe arsyetohet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Për Drejtor të Policisë mundet me u emërua një polic i ri i cili nuk ka grada, që ka familje patriotike, që e ka unin e vet që nuk e dëgjon askënd nga politika dhe e do Kosovën”, ka thënë Berisha. /Gazeta Sinjali/