image Deputetët gjermanë votuan kundër projektligjit që lejon dhurimin e organeve

Botë/ Deputetët gjermanë votuan kundër projektligjit që lejon dhurimin e organeve

news image

Deputetët gjermanë kanë votuar kundër një projektligji që do ta lejonte secilin qytetar të dhurojë organet e tij, me dëshirën e tij.

Ky projektligj, i mbështetur nga Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn në votimin e parë, u mbështet nga 379 deputetë, kurse 292 të tjerë votuan kundër dhe tre abstenuan.

Në një votim të dytë, deputetët votuan për një ligj që i detyron gjermanët të japin ose jo pëlqimin e tyre për temë, u votua me 432 vota pro, 200 kundër dhe 37 abstenime.

Ligji për dhurimin e organeve që u mbështet edhe nga Annalena Baerbock, bashkëdrejtuese e të Gjelbërve dhe Katja Kipping, kryetare e partisë Die Linke (e majta), kërkon që të gjithë gjermanët të shprehin qëndrimin e tyre për këtë çështje./Gazeta Sinjali/