Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka njoftuar se dikush ia ka hakuar faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë veprim ajo e ka quajtur sulm të ulët ndaj lirisë së shprehjes.
Përmes një postimi në profilin e saj në këtë rrjet social, Kurti thotë se hakimi i faqes së saj është bërë për shkak të fjalimit të saj për deputetin e Partisë Demokratike, Ardian Kastratin, që ajo e ka quajtur seksist, të cilin e kishte shpërndarë edhe në Facebook.
“Më lejoni t’ju njoftoi se faqen time në Facebook e kanë hakuar për shkak të disa raportimeve në lidhje me fjalimin tim në Kuvend për deputetin seksist të postuar edhe në FB. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj. Ky është sulm i ulët ndaj lirisë së shprehjes”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/