image Depay po luan te Holanda në EURO, por mendjen e ka te Barcelona

Futboll

Depay po luan te Holanda në EURO, por mendjen e ka te Barcelona

news image

Memphis Depay është duke luajtur me kombëtaren e Holandës në Kampionatin Evropian, mirëpo fokusin e ka te Barcelona, e cila ka shfaqur interesim të kamotshëm për të, transmeton Sinjali Sport.

Holandezi thuhet se ka arritur marrëveshje me gjigantin katalunas për tre vitet e ardhshme dhe që marrëveshja do bëhet zyrtare brenda javës.

Depay ka theksuar se dëshiron të luajë nën urdhrat e teknikut holandez, derisa tha se është i fokusuar me Kombëtaren.

“Të gjithë e dinë se kam qenë i lidhur me Barcelonën që një kohë dhe dua të luajë për Ronald Koeman. Prisni dhe pastaj lajmet do vijnë”.

“Tani jam i fokusuar te Kombëtarja e Holandës. Kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona është duke punuar që t’ia kompletojë lojtarit testet mjekësore. /Gazeta Sinjali Sporti/