image Depay me dy golshin e sotëm thyen rekord te Holanda dhe hyn në top 5-shen e golashënuesve më të mirë

Futboll

Depay me dy golshin e sotëm thyen rekord te Holanda dhe hyn në top 5-shen e golashënuesve më të mirë

news image

Holanda nuk arriti më shumë së një barazim në ndeshjen ndaj Malit të Zi, duke e rrezikuar kështu pjesëmarrjen në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Golat e avantazhit për “tulipanët” erdhën nga Memphis Depay në minutat 25′ dhe 54′ vetëm për t’u barazuar rezultati nga vendasit në minutat 82′ dhe 88′.

Ndonëse Holanda nuk arriti një fitore, Memphis Depay po vazhdon të lë gjurmë me kombëtaren holandeze me numra të frikshëm, duke regjistruar edhe rekorde të ndryshme.

Me ‘dopietën’ e sotme të 27-vjeçarit, Depay tani ka vendosur një rekord për më së shumti gola të realizuara në një cikël të kualifikimeve të një Botërori, me 14 të tillë, duke e thyer rekordin paraprak të mbajtur nga Robin van Persie dhe Ruud van Nistelrooy me nga 13 gola.

Anëtari i Barcelonës tani ka 14 gola në 14 ndeshje në kompeticion.

Përveç kësaj, sulmuesi tani ka hyrë në listën e Top katër golashënuesve më të mirë në histori të kombëtares së Holandës, i cili me 37 gola të realizuara ka barazuar tani legjendat Arjen Robben dhe Dennis Bergkamp.

Depay tani ndodhet vetëm prapa Patrick Kluivert (40), Klaas-Jan Huntelaar (42) dhe Robin van Persie (51) në listën e golashënuesve më të mirë të kombëtares holandeze.

/Gazeta Sinjali Sporti/