image Dënohet me burgim dhe gjobë, i akuzuari për dhunë në familje

Drejtësi

Dënohet me burgim dhe gjobë, i akuzuari për dhunë në familje

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Sh.Q., i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”, shkruan Gazeta Sinjali.

I akuzuari Sh.Q., u shpall fajtor dhe u gjykua me burgim në kohëzgjatje prej tetë muajsh dhe dënim me gjobë në shumë prej njëqind euro.

Sh.Q akuzohet se më 16 maj 2021, ka shkaktuar keqtrajtim psikologjik ndaj nënës së tij, S.Q.

“I pandehuri Sh.Q. akuzohet se më 16 maj 2021, shtëpinë e tij i shkakton keqtrajtim psikologjik, nënës së tij-të dëmtuarës, S.Q., në atë mënyrë që deri sa është kthyer në gjendje të dehur nga qyteti në shtëpi, fillimisht kërkon që ta takoj djalin e tij, mirëpo me kërkesë të të dëmtuarës, bashkëshortja dhe djali i të pandehurit futën në dhomë dhe e mbyllim me çelës, në ato momente i njëjti fillon ti bërtas dhe thyer tri tavolina të vogla, një pikturë që ka qenë e varur në mur si dhe hap një dritare me forcë të cilës ia dëmton mbajtësen.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në komunikatë. /GazetaSinjali/