image Dënohet me burgim babai që kërcënoi me sëpatë djalin e tij në Prizren

Drejtësi

Dënohet me burgim babai që kërcënoi me sëpatë djalin e tij në Prizren

news image

Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor të akuzuarin R.S., për veprën penale “Kanosje”, raporton Gazeta Sinjali.

R.S., është dënuar me 1 vjet burgim, për shkak se më 9 shtator të këtij viti, në Prizren, ka kanosur djalin e tij, me qëllim të frikësimit se do ta privojë nga jeta.

Në aktakuzë thuhet se R.S., e kishte kërcënuar se do ta vrasë me sëpatë djalin e tij, të cilit i kishte thënë “shtëpia është e imja, ka me ju mbyt, kam me ju kallë”, duke i shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri atij dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

“Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 09 shtator 2021, deri në ndërprerjen e kësaj mase“, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Gazeta Sinjali/