Një humanist i shquar në Nigeri, i njohur me emrin Mubarak Bala është dënuar me 24 vjet burgim nën akuzat për blasfemi.
Ai u arrestua në Kaduna më 28 prill, nën arsyetimin se ishte shprehur kundër Zotit.
The Guardian raporton se Bala ishte udhëheqës i Shoqatës Humanitare të Nigerisë, derisa në disa raste ishte deklaruar si ateist.
37-vjeçari në rrjetin social Facebook, e kishte kritikuar fenë Islame dhe myslimanët, e pos inicimit për dënim, ai kishte pranuar shumë komente dhe mesazhe kërcënuese.
Bala është i biri i një studiuesi fetar në Kano, ndërsa para gjykatës e pranoi se e kishte kritikuar religjionin.