image Dënohet me 15 vjet burgim 28-vjeçari që vrau dhe hëngri nënën e tij në Spanjë

Evropë

Dënohet me 15 vjet burgim 28-vjeçari që vrau dhe hëngri nënën e tij në Spanjë

news image

Spanjolli Alberto Sanchez Gomez, 28-vjeçar, është dënuar me 15 vjet e pesë muaj burgim pasi vrau nënën e tij dhe hëngri trupin e saj.

Ai u arrestua më 21 shkurt 2019 pasi policia gjeti pjesë të trupit të pajetë rreth shtëpisë së nënës së tij, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjykata hodhi poshtë argumentet e Sanchez se ai ishte duke përjetuar një episod psikotik në kohën e vrasjes.

Sanchez gjithashtu është urdhëruar t’i paguajë vëllait të tij 60 mijë euro si kompensim.

Policia bastisi shtëpinë e nënën së tij në Madridin Lindor në shkurt 2019 pasi një mik ngriti shqetësime në lidhje me mirëqenien e Maria Soledad Gomez, e cila ishte në të 60-at.

Gjatë gjykimit, gjykata dëgjoi se Sanchez kishte mbytur nënën e tij gjatë një mosmarrëveshjeje.

Ai pastaj e kishte copëtuar trupin e saj dhe i kishte ngrënë pjesë të trupit të saj gjatë dy javëve në vijim, së bashku me qenin e tij./Gazeta Sinjali/