image Dënohet me 1 vit burgim burri që rrahu me grushte gruan e tij në Prizren

Drejtësi

Dënohet me 1 vit burgim burri që rrahu me grushte gruan e tij në Prizren

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 1 vit të dyshuarin N.J., pasi që ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari N.J., më 2 tetor në shtëpinë e tyre, në ndikim të alkoolit kishte goditur gruan e tij me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, duke e kapur për flokësh dhe ka gjuajtur me telefon në fytyrë.

Viktimës nga këto goditje i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

“Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, (në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02 tetor 2021, deri në ndërprerjen e kësaj mase”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. /GazetaSinjali/