Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar dy persona me inicialet I.A. dhe E.H., me nga katër vjet e gjashtë muaj burgim si dhe gjobë me shumë prej 1 mijë e 400 euro, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se të akuzuarit I.A. dhe E.H., më 15 nëntor të vitit 2022, kishin hyrë me forcë në shtëpinë e M.I., në fshatin Malishevë të Gjilanit, ku kishin demoluar dhomat e shtëpisë dhe kanë marrë një kasafortë nga aty, një armë AK-47, një pushkë gjuetie, një pushkë pumparicë, një pushkë karabinë, 15 fishekë të kalibrit 12A, 33 fishekë të kalibrit 9mm dhe 57 fishekë LR.22.
“Të akuzuarit të njëjtën ditë në mënyrë të paautorizuar e në shkelje të ligjit të zbatueshëm për armët kanë tentuar të shesin armët e vjedhura. I akuzuari I. A., në ditën e njëjtë në ora 16:25, në fshatin Malishevë, gjatë kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, të njëjtit i është gjetur lëndë narkotike në sasi 0.62 gram e llojit kokainë”.