Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll i ka vendosur që t’i dënojë me burgim dy nga gjashtë shtetasit turq që ishin dëbuar në rrethana misterioze nga Kosova.
Osman Karakaya dhe Cihan Ozkan janë dënuar me 7 vjet e gjashtë muaj burgim me akuzat për pjesmarrje në një organizatë terroriste, shkruan Gazeta Sinjali.
Ata gjatë seancës gjyqësore kanë mohuar akuzat e ngritura për spiunazh.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Republikane e Stambollit, Karakaya dhe Ozkan, ndër të tjera, ngarkoheshin me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”.
Prokuroria për ta kishte kërkuar burgim nga 16 vjet e gjashtë muaj deri në 28 vjet. /Gazeta Sinjali/