image Dënimi i Saimir Tahirit, ambasadorja amerikane: Pavarësisht partisë, askush nuk është mbi ligjin

Shqipëri

Dënimi i Saimir Tahirit, ambasadorja amerikane: Pavarësisht partisë, askush nuk është mbi ligjin

news image

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale pak minuta pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të dënuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Diplomatja amerikane iu bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të vijojnë punën dhe të tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të tregojnë se askush, pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë, nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, shkruan Kim.

/GazetaSinjali/