image Dëmton portën e stacionit policor në Prizren, dërgohet në psikiatri

Sinjalizime

Dëmton portën e stacionit policor në Prizren, dërgohet në psikiatri

news image

Një person është arrestuar të martën rreth orës 04:40, pasi i njëjti me veturën e tij ka dëmtuar shtëpizën në portën hyrëse të stacionit policor në Prizren, njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari më pas është dërguar në Repartin e Psikiatrisë në Spitalin e Prizrenit.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi njoftoi se i dyshuari pas arrestimit është vërejtur se nuk është në gjendje të mirë mendore dhe për këtë arsye është dërguar në psikiatri. /Gazeta Sinjali/