image Dëmtohet rëndë murali dedikuar Kosovës dhe Shqipërisë në Bujanoc

Rajon

Dëmtohet rëndë murali dedikuar Kosovës dhe Shqipërisë në Bujanoc

news image

Murali i cili ishte krijuar si shenjë falënderimi për institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë në ndihmën e dhënë për furnizimin me tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit në komunën e Bujanocit, është dëmtuar nga disa persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Nënkryetari i kësaj komune, Shqiprim Musliu ka dënuar ashpër këtë akt, duke e quajtur si një provokim ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ai po ashtu ka kërkuar nga organet e rendit që të hetohen dhunuesit e këtij murali.

“Po ashtu, kërkoj që të hetohet nga organet e ndjekjes se kush janë dhunuesit e këtij murali, njëherësh edhe provokues të situatës, e të cilët kanë provokuar rëndë shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke prekur në institucione shkollore, çka është e papranueshme për ne”, ka shtuar ndër të tjera Musliu./Gazeta Sinjali/

Postimi i plotë:

Sot jemi informuar se një ngjarje dhe provokim i rëndë ka ndodhur me institucionet shkollore në Bujanoc, ku dikush ka dëmtuar muralin e krijuar nga një artist shqiptar nga Lugina e Preshevës.

Ky mural është krijuar për të falëmnderuar institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetjen që i kanë dhënë shkollave shqipe në Luginën e Preshevës për furnizimin me tekste mësimore në gjuhën shqipe.

Në cilësinë e nënkryetarit të Bujanocit, dënoj ashpër këtë akt të dëmtimit të muralit, që shpreh falënderime për ndihmën që iu është dhënë nxënësve shqiptarë.

Po ashtu, kërkoj që të hetohet nga organet e ndjekjes se kush janë dhunuesit e këtij murali, njëherit edhe provokues të situatës, e të cilët kanë provukuar rëndë shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke prekur në institucione shkollore, çka është e pa pranueshme për ne.

Me respekt,

Shqiprim Musliu