Shkaku i dëmtimit të një gypi në rrugën “Bajram Bahtiri” në kryeqytet ka pasur rrjedhje të ujit në rrugën që të shpie për në fshatin Llukar, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, Arieta Mjeku për Sinjalin ka bërë të ditur se një ekip i mirëmbajtjes po qëndron aty dhe po merren me sanim.
Ndërkohë, Mjeku ka njoftuar që deri në sanimin e defektit kjo pjesë e rrugës do të mbetet pa furnizim me ujë./GazetaSinjali/