image Dëmtohen disa varreza të serbëve në Graçanicë, policia nis hetimet

Siguri

Dëmtohen disa varreza të serbëve në Graçanicë, policia nis hetimet

news image

Gjatë ditës së djeshme janë dëmtuar disa varreza në fshatin Kishnicë, kështu në Polici ka raportuar një grua e cila kishte shkuar për t’i vizituar varrezat e të afërmve të saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, ajo kur kishte arrit në vendngjarje ka konstatuar se disa varreza ishin të dëmtuara.

Policia lidhur me rastin ka angazhuar edhe hetues të specializuar për ndërmarrjen e masave profesionale hetimore për sqarimin e rrethanave.

“Ekipet kompetente hetimore përfshirë edhe ato të teknikës forenzike kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e ekzaminimit forenzik, ku edhe është evidentuar dëmi në disa varreza të komunitetit serb”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore – Departamenti i Krimeve të
Rënda në Prishtinë./GazetaSinjali/