image Dembele bëhet mbreti i ri i asistimeve për vitin 2022

Futboll

Dembele bëhet mbreti i ri i asistimeve për vitin 2022

news image

Ousmane Dembele është bërë mbreti i ri i asistimeve për vitin 2022.

Francezi dhuroi dy asistime për bashkëlojtarët e tij në fitoren 3-1 të Barcelonës sonte ndaj Celta Vigos.

Me këto dy asistime, ai tani ka primatin e asistuesit më të mirë në La Liga këtë sezon, me 13 asistime.

Nëse llogaritet vetëm viti 2022, atëherë Dembele tani ka regjistruar 10 asistime, duke e tejkaluar Lionel Messin për më së shumti asistime në Top 5 ligat evropiane për këtë vit deri më tani, raporton ‘OptaJose’, përcjell Sinjali Sport.

/GazetaSinjaliSport/