image Dembele i kërkon Barçës leje për të negociuar me PSG-në

Futboll

Dembele i kërkon Barçës leje për të negociuar me PSG-në

news image

Ousmane Dembele e ka bërë tashmë të qartë vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe bashkuar PSG-së.

Lojtari ka dhënë dritën jeshile për këtë lëvizje teksa tani mbetet negocimi mes dy klubeve.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Dembélé i ka kërkuar Barçës ‘leje’ formale për të negociuar me PSG-në.

Sipas tij, Dembélé dëshiron të ndjekë të gjithë hapat e duhur për ta formalizuar këtë lëvizje.

Romano shton se ka një ndjenjë që nuk mund të arrihet në kohë për të aktivizuar klauzolën prej 50 milionë eurove në La Liga në 9 orë – por është duke u bërë përpjekje në forma të ndryshme për t’u arritur ky transferim.

/GazetaSinjaliSport/