image PSG merr dritën jeshile nga Dembele, francezi pranon propozimin e parisienëve

Futboll

PSG merr dritën jeshile nga Dembele, francezi pranon propozimin e parisienëve

news image

Paris Saint-Germain ka marrë dritën jeshile nga Ousmane Dembele për transferimin e francezit në ‘Parkun e Princave’.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Dembélé i ka thënë tashmë ‘Po’ klubit francez.

PSG kanë rënë dakord verbalisht me agjentin e Dembélé në një marrëveshje pesëvjeçare.

Kampioni francez ka dërguar një letër zyrtare për të informuar Barcelonën, tani duke provuar mënyrën më të mirë për të mbyllur marrëveshjen, e cila do të varet nga koha.

Kujtojmë që lojtari ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurove, shumë që PSG pritet ta aktivizojë në vazhdim.

/GazetaSinjaliSport/