image Demantohet ‘live’ në emision Shkumbin Demalijaj për deklaratën ndaj Albin Kurtit

Politikë/ Demantohet ‘live’ në emision Shkumbin Demalijaj për deklaratën ndaj Albin Kurtit

news image

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj, para pak minutash tha ‘live’ në ‘Debat Plus’ se kryeministri i Kosovës Albin Kurti me 6 dhjetor është takuar me Gjuriqin në Berlin dhe i ka premtuar atij largimin e  taksës në këmbim të votave të Listës Serbe.

Por nuk ka shkuar shumë gjatë dhe moderatori i ‘Debat Plus’, ka marrë përgjigje zyrtare nga organizata CIG, që Demalijaj pretendonte se takimi Kurti-Gjuriq ishte organizuar nga kjo e fundit.

Organizata në fjalë ka mohuar takimin Kurti-Gjuriq, që pretendonte deputeti i AAK-së.

“CIG asnjëherë nuk ka organizuar takime mes Albin Kurtit dhe ndonjë zyrtari të Beogradit. Takimi në Berlin ka pasur karakter ndërkombëtar dhe nuk është organizuar nga CIG por nga një organizatë tjetër amerikane, Albin Kurti ka qenë vetëm një  nga 30 pjesëmarrësit”, thuhet në përgjigjen e tyre, transmeton Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/