Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demalijaj, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për ndryshimin e Ligjit për Automjete, ka thënë se personat e Vetëvendosjes janë ata që janë parë nëpër jahte të biznesmenit Blerim Devolli, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se vetë Vetëvendosje e ka forcuar këtë kompani në Kosovë.
“Nëpër jahte të Blerim Devollit jeni shëtit, nuk e di tjetër kush, vetë e keni përforcuar, sot hapim unë e ti kompani, nuk mundemi me fitu”, ka thënë ai.
Deputeti i AAK-s tha se “Për me mendu sot është apokaliptike, me i thanë qytetarit hajde se i kemi ligjet më të fuqishme”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/